#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Eraldo Rexho: “Të rinjtë e sotëm duan vetëm të jenë të famshëm”

Eraldo Rexho, moderatori dhe gazetari i njohur ishte i ftuari i radhës në #thuajemepepsi.

Teksa ka folur për punën e tij ndër vite në televizion dhe botën e medias ai është ndalur tek fakti se pjesa më e madhe e të rinjve kërkojnë të jenë të famshëm dhe të dalin në ekran.

Megjithëse kjo është krejtësisht e realizueshme duke parë impaktin që televizioni dhe media kanë tek publiku, sipas Eraldos, këta të rinj nuk e kuptojnë se sa shumë punë duhet para se të jesh gati të dalësh në ekran.

Ai tregoi se duhet shumë punë në prapaskenë dhe orë të tëra prove në mënyrë që të marrësh eksperiencën e duhur për të dalë në televizor.

Këtyre të rinjve nuk u mungon dëshira por ambicia për të mësuar e provuar shumë eksperienca që nuk krahasohen vetëm me daljen e tyre në ekran.