#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Lorenc Hasrama zbulon detaje nga bashkëpunimi më i ri muzikor me Olsi Bylykun

Lorenc Hasrama rikthehet në #thuajemepepsi me shumë projekte të reja muzikore si kurrë më parë.

Siç mund ta keni parë edhe nga postimet e tij në rrjetet sociale, këngëtari është gati lançojë prurjen e tij më të re quhet “Ama”.

Edhe këtë herë ai vjen në bashkëpunim me Olsi Bylykun dhe ka rrëfyer se krijimi i kësaj kënge ishte krejtësisht spontan, një frymëzim i momentit.

“Duke ikur për jug i kërkova Olsit të vendoste melodinë e papunuar të kësaj kënge që më kishte dërguar ditë më parë. Duke i dhënë makinës nisa të krijoj refrenin, më pas përfundova të gjithë teksin dhe e kuptova se më pëlqente shumë” ,-tha ai duke shtuar se më pas u kthye në studio për ta punuar e përfunduar këtë projekt muzikor.

“Ama” nuk është publikuar ende, por impakti i publikut dhe fansave të dyshes duket mjaft pozitiv.