#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, pro apo kundër “matchy-matchy” me vajzat, ja çfarë mendojnë Zaimina me Rudinën

Dy nga nënat më te reja të showbiz-it mbrëmjen e kaluar ishin të ftuarat e para të sezonit të tretë të #thuajemepepsi të cilat kanë argëtuar duke folur për vogëlushet e tyre.

Duke qenë se ato janë personazhe publike nuk mund t’i shmangen ekspozimit të fëmijëve në rrjetet sociale dhe sa i përket postimeve përpiqen të tregohen të kujdesshme por edhe kreative. Të pyetura nëse janë pro apo kundër trendit të kombinimit të veshjeve me vogëlushet e tyre, Zaimina e Rudina kanë shprehur mendime të ndryshme nga njëra-tjetra.

Tashmë është shumë në modë që nëna dhe bebi të vishen njësoj e të pozojnë me stilin e njejtë në foto të cilat pasi i kanë postuar në rrjetet sociale i bashkangjisin diçiturën tipike ‘matchy-matchy’. Ndonjëherë këtë trend e ndjekin edhe baballarët.

Për #thuajemepepsi Zaimina u shpreh se është pro këtij trendi dhe mezi pret që vogëlushja Khloe, e cila është vetëm 4 muajshe, të rritet edhe pak që më pas të vishen njësoj. Për këngëtaren kjo është diçka shumë e bukur, argëtuese dhe një ndër mënyrat më të mira për të kaluar kohën me të voglën e saj.

Ndryshe nga Zaimina Vasjari, aktorja Rudina Dembacaj është krejtësisht kundra dhe nuk do të bëjë kurrë ‘matchy-matchy’ me të bijën Viktoria. Ajo nuk ka aspak dëshirë t’i japë vogëlushes identitetin e saj përkundrazi, po e edukon në atë mënyrë që ajo të zhvillojë të vetin si në veshje ashtu edhe në karakter pa u imponuar nga askush.