Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty Lifestyle

Thuajini ‘JO’ jetës pasive! Studimi më i ri për gratë në menopauzë!

Grave në menopauzë që luftojnë me djersitjen e natës u është dhënë një këshillë e fortë: Mos bëni një jetë pasive! Mënyrat e jetesës pasive mund t’i vënë ato në rrezik më të madh të skuqjeve gjatë natës, kjo sipas studiuesve. Shumë gra që kalojnë menopauzën zgjohen dhe gjejnë çarçafët e tyre të njomur nga djersitjet e natës, një simptomë shqetësuese që mund të prishë gjumin dhe të shkaktojë mjegull në tru gjatë ditës.

Studiuesit amerikanë matën djersitjen e natës në 77 gra ndërsa shikonin aktivitetin e tyre fizik gjatë ditës duke përdorur gjurmues stërvitje të vendosur në dorë.

Për çdo tre orë e 20 minuta të kaluara ulur ose shtrirë, ato kishin mesatarisht një episod shtesë të djersitjes së natës. Dr.Sarah Witkowski, e cila drejtoi studimin nga “Smith College në Massachusetts”, tha:

Si studiues, ne duam të zvogëlojmë vështirësitë që shumë gra kanë në mes të jetës dhe të përpiqemi ta bëjmë atë pak më të mirë. Është shumë e lehtë të qëndrosh ulur për tre orë, veçanërisht kur punon ose shikon televizor, por këto rezultate sugjerojnë që gratë mund të bëjnë pushime duke u ngritur dhe lëvizur.

Megjithatë, ajo tha se do të duheshin bërë më shumë kërkime për të vërtetuar lidhjen. Studimi, që u prezantua në takimin vjetor të Shoqërisë së Menopauzës në Amerikën e Veriut, mati djersitjen e natës të grave duke përdorur dy elektroda në gjoksin e tyre. Gratë, të cilat ishin kryesisht pas menopauzës ose në fazat e hershme të menopauzës, kishin deri në 9 episode të djersitjes në një natë. Por numri ishte mesatarisht më i lartë nëse qëndronin ulur.

Është e paqartë pse stërvitja mund të lidhet me djersitjen gjatë natës, por menopauza ndryshon hormonet, të cilat mund të ndryshojnë temperaturën e trupit. Dhe kur trupat e grave nxehen, enët e tyre të gjakut, veçanërisht ato afër sipërfaqes së lëkurës, zgjerohen kështu që nxehtësia mund të largohet.

Por nëse gratë janë pasive, enët e tyre të gjakut mund të jenë në gjendje më të dobët, që do të thotë se ato nuk zgjerohen. Kjo mund të çojë në më shumë djersitje gjatë natës si rezultat i mbajtjes nxehtësisë.

Kjo mund të shpjegojë gjithashtu pse gratë me skuqje më të rënda dhe djersitje gjatë natës kanë një rrezik më të madh për probleme të zemrës dhe goditje në tru. Studimi i fundit, i cili vëzhgoi gratë e moshës 45-55 vjeçe, mosha kur fillon zakonisht menopauza, nuk gjeti lidhje midis sjelljes sedentare dhe afsheve të nxehta të ditës. Rreth një në 100 gra përjetojnë menopauzën para se të mbushin 40-vjeçe.