Celebrities Sport

Thyen rekordin, Cristiano Ronaldo hyn në “Guinness”!

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti me më shumë gola në historinë e futbollit sa i përket ndeshjeve ndërkombëtare. Mbrëmjen e 1 Shtatorit, portugezi theu rekordin e Ali Daei që kishte shënuar 110 gola. Sulmuesi për ta bërë dhe më të veçantë golin e thyerjes së rekordit e shënoi në minutën e fundit për t’i dhuruar Portugalisë fitoren përballë Irlandës.

Nga ky fakt, ditën e sotme 36-vjeçari është vlerësuar me çmimin “Guinness” pas thyerjes së super rekordit. Ylli i Manchester United ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram se është vlerësuar me këtë çmim duke u shprehur super i motivuar për më tej. Ai shkruan:

Faleminderit  “Guiness World Records”. Është gjithmonë një ndjesi e mirë që të njihesh që ke thyer rekorde botërore. Le të vazhdojmë të përpiqemi të vendosim shifra edhe më të larta!

Rikujtojmë, se skuadra e Manchester United njoftoi se ylli portugez Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”. Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin e madh anglez, me mundësi rinovimi. Pas rikthimit në Manchester United, CR7 ka bërë një postim emocionunes në rrjetin social, Facebook, ku tregon arsyet e rikthimit.