Bota

“TI”: Evropianët besojnë se vendi i tyre ka probleme me korrupsionin!

Vendet anëtare në Bashkimin Evropian njihen për faktin se janë tejet të pasur, të qëndrueshëm dhe demokratik. Sidoqoftë ky imazh i pastër minohet nga çështje që variojnë nga pabarazia rajonale dhe problemet me sundimin e ligjit deri tek problemet e korrupsionit.

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Europës besojnë se korrupsioni është problem në vendin e tyre, ndërsa COVID-19 e ka përkeqësuar edhe më tej situatën, sipas raportit të Transparency International.

2 për qind e 40 mijë europianëve të anketuar për sondazhin “Barometri i Korrupsionit Global” besojnë se korrupsioni në qeveri është problem i madh në vendin e tyre, ku një e treta e qytetarëve të unionit konfirmuan se situata është përkeqësuar në 12 muajt e fundit.

Sektori i shëndetësisë shihet si djepi i korrupsionit ndërsa organizata e ka shënuar si çështje me rëndësi të veçantë për shkak të krizës shëndetësore globale.

Organizata joqeveritare zbuloi se 3 në 10 persona e pranojnë se kanë dhënë ryshfet gjatë jetës së tyre ose kanë përdorur lidhjet familjare për të marrë shërbime. Shumica e qytetarëve gjithashtu mendojnë se qeveritë e tyre nuk e kanë menaxhuar pandeminë me transparencë.

BE shihet shpesh si bastion i integriteti, por këtë gjetje tregojnë se vendet në mbarë rajonin mbeten të rrezikuara nga efektet tinëzare të korrupsionit, -tha kryetarja e Transparency International, Delia Ferreira Rubio.

Sondazhi gjithashtu ka studiuar edhe fusha të tjera të korrupsionit, si lidhjet midis politikës dhe biznesit. Rreth 53 për qind e europianëve mendojnë se qeveria e tyre kontrollohet nga interesa private, ku vendet që kryesonin për bindje të tilla ishin Sllovenis (70%), Bullgari dhe Qipro (68%) dhe në Çeki (67%).

Deputetët shihen si personat më të korruptuar, duke vijuar më pas me pronarët e bizneseve, bankierët dhe zyrtarë të qeverisë, përfshi kabineti i presidentit dhe kryeministrit.