Celebrities Gossip Showbiz

“Ti mendon vetëm për veten tënde këtu Olta…”, sqarim apo ndezje e një lufte të re mes Kiarës dhe Oltës?!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve të forta. Të gjitha këto janë bërë shkak që Olta të vihet në shënjestër herë pas here, duke u komentuar edhe nga banorët. E teksa të shumta kanë qenë debatet edhe me Kiarën, ditën e sotme dy vajzat kanë vendosur të sqarohen. Megjithatë, më shumë se një sqarim diskutimi i tyre u duk se ishte nje luftë e re, pasi sa Olta, aq edhe Kiara vazhduan me ngacmimet dhe deklaratat e forta ndaj njëra-tjetrës, teksa kjo e fundit u shpres si më poshtë.

Unë nuk po them që ti ke shpirt të keq ose që je e keqe e domosdoshme si thonë këta. Unë e di thellë se si mund të jesh ti. Ti mendon vetëm për veten tënde këtu Olta. Unë nuk besoj që ti më ke xhan mua, ke xhan tjetrin edhe t’u prish ty puna se jam unë në nominim. Ti këtu je vetëm për veten tënde, unë këtë kam parë tek ty.