Celebrities Showbiz

“Ti që je vajzë duhet…” Banorët vihen kundër njëri-tjetrit, shkak higjiena!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një zarf i bardhë ka mbërritur dje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët sërish nuk i janë përmbajtur rregullave e sidomos kur është puna për higjienën. Për këtë arsye “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’i dënojë me disa rregulla të reja, të cilat nëse nuk iu përmbahen ata do të penalizohen. Në zarf shkruhej:

Larja e rrobave do të bëhet me dorë, larja e enëve pas çdo vakti, si dhe pastrimi i tavolinës në verandë çdo herë para se të flenë gjumë.

Zarfi i bardhë në shtëpi u bë ‘mollë sherri’ mes banorëve të shtëpisë së “BBV”. Kjo ka nxitur menjëherë debat, fillimisht mes Einxhel dhe Donaldit të cilët debatuan shumë ashpër, më pas mes Beniadës dhe Ilirit të cilët po ashtu debatuan për një fjalë të këtij të fundit.

Donaldi: Qetësohu dhe rishiko se çfarë bën gjatë gjithë ditës në shtëpi…Lavanterinë se je ‘mjeshtre’ e asaj pune. 

Einxhel: Ty duhet të të vijë shumë zor që po e thua këtë, se t’i kam larë rrobat. 

Donaldi: Të më vijë mua zor që të më thuash ti të laj enët unë? E ti që je vajzë thua për lavanterinë dhe nuk e bën?

Einxhel: Unë që jam vajzë? Çfarë do të thuash ti që unë që jam vajzë?

Donaldi: Që duhet të bësh minumumin e gjërave që thua, jo vetëm ‘fjalë, fjalë, fjalë’.

Einxhel: Jo! Unë vajzë dhe ti djalë bëjmë të njëjtin pisllëk këtu brenda, unë nuk kam ardhur të të shërbej ty.

Iliri i quajti vajzat e shtëpisë shumë pasive sa i përket punëve të shtëpisë, ndaj të cilës reagoi Beniada. Ndërkohë Ilirit nuk i pëlqeu sjellja e saj dhe e quajti të paedukatë dhe se nuk i shkon kjo sjellje.

Beniada: Nuk mund të flasësh në përgjithësi ‘ju vajza jeni pasive’. Unë nuk jam fare pasive.

Iliri: Çohuni përditë në mëngjes dhe bëni punët. Si bëhen punët në një shtëpi normale.