Showbiz

“Ti ta shpif”, Instagrami fshin postimin e Bebe Rexhës, çfarë ka ndodhur?!

E kujt do t’ja merrte mendja që Instagram-i do të fshinte videon e yllit botëror Bebe Rexha?! Pak ditë më parë këngëtarja postoi një video të realizuar në TikTok. Por çfarë ka ndodhur më pas?!

Mesa duket, video-ja ka patur në përmbajtje gjuhën e urrejtjes ndaj seksit mashkull, pasi këngëtarja shfaqej duke i’u drejtuar “Ti ta shpif”.

Edhe pse video mori shumë komente dhe pëlqime, rrjeti social Instagram vendosi ta fshijë dhe në mesazh shpjegohej se: “Postimi bie ndesh me udhëzimet e komunitetit për gjuhën e urrejtjes ose simbolet. Edhe nëse nuk keni dashur të ofendoni, udhëzimet tona inkurajojnë njerëzit të shprehen në një mënyrë që respekton të gjithë”.

Ndoshta bukuroshja me origjinë shqiptare nuk ka patur këtë qëllim kur e ka postuar, por ja që disa veprime edhe pse në dukje mund te duken të lezetshme dhe argëtuese, cënojnë disa të drejta kryesore të njeriut.