Aktualitet

TIA jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë ose Italisë!

Së fundmi, Aeroporti i Rinasit ka dhënë një tjetër njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët. TIA thekson se pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë e kanë të detyrueshëm plotësimin dhe printimin e formularit PLF 24 orë para udhëtimit.

Njoftimi i plotë i Tirana International Airport:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Gjithashtu ju rikujtojmë se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

1.Paraqitni rezultatin e testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1. Test COVID

2. Një dëshmi që personi e ka kaluar ose

3. Certifikata e vaksinimit

Ndërsa po mbaron vera, varianti Delta shumë i transmetueshëm i SARS-CoV-2, i cili tani është dominues në botë, po shtron pyetje për gjithçka, nga koha kur do të jetë e sigurt të kthehesh në punë e deri tek mënyra se si t’i mbash fëmijët të sigurt në shkolla.

Për shumë njerëz, planet e udhëtimit veror janë gjithashtu primare. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ndryshuan udhëzimet e tyre për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke këshilluar që ata të mbajnë maska brenda në vende ku ka shkallë të lartë ose të konsiderueshme të transmetimit.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e tij në krye të renditjes vjetore të “Skytrax” për aeroportet më të mira në botë në “World Airport Awards”. Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili ka vite që po ngjitet, është shpërblyer me vendin numër një në vitin 2021 në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”.