Aktualitet

TIA, njoftim për fluturimet e nesërme dhe pasagjerët e FlyDubai-t

Pasi u njoftua se nesër në mëngjes rinisin fluturimet në Aeroportin e Rinasit, Tirana International Airport, TIA bën të ditur se ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e tyre. Gjithashtu bën një sqarim për pasagjerët e FlyDubai-t:

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore e diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.  Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.

Pasagjerët e FlyDubai-t që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet  nga Aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobusë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai-Tiranë po me FlyDubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 ora lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun. Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish. Ju faleminderit për bashkëpunimin TIA.