Sport

Tifozët e PSG-së kundër Pogba-së: “Nëna jote nuk të do këtu, as ne!”

Futbollisti francez Paul Pogba, i cili luan në Premier League për Manchester United, si dhe për Kombëtaren e Francës, nuk është i dëshiruar nga tifozët e Paris Saint-Germain që kanë dhe një këshillë për të:

Duhet të dëgjosh nënën tënde, e cila nuk të do këtu dhe as ne!

Në këtë mënyrë kanë zgjedhur t’i bëjnë dalje Pogba-së që para kalimit të mundshëm te PSG-ja. Zërat për një transferim nga United të 28-vjeçarit, sa vijnë e bëhen më të shpeshtë ndaj dhe tifozët e Paris Saint-Germain e thanë fjalën e tyre e zgjodhën një parullë mëse të dukshme:

Pas Donnarumma-s e Sergio Ramos-it, mund të jetë radha e Pogba-së për PSG-në…. po mendimi i tifozëve?