Aktualitet

Tifozët ‘pushtojnë’ Tiranën, festë me pije e këngë në zona të ndryshme të kryeqytetit!

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë filluar prej ditësh që të vijnë në në Tiranë, ndërsa presin finalen e parë të Conference League, që do të luhet nesër, 25 maj, në orën 21:00 në “Air Albania”.

Ata kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit dhe mbushur baret, ndërsa këndojnë e festojnë së bashku.

Ata kanë zgjedhur ta kalojnë këtë pasdite në pedonalen e Tiranës, ku janë ulur në bar-kafe dhe po konsumojnë birra.

Disa prej tyre mbërritën sot në kryeqytet, e disa të tjerë erdhën pak ditë më parë, duke e shfrytëzuar vizitën e tyre edhe për të eksploruar vende si Kruja apo Durrësi.

Roma dhe Feyenoord do të përballen nesër në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane.

Si dhuratë për të gjithë shqiptarët, për ta parë e shijuar këtë event historik në stadiumin “Air Albania”, çdo abonent i DigitAlb që bën ose ka një abonim aktiv, do të mund ta ndjekë FALAS ndeshjen në kanalin SuperSport 2.