Bota Tech

TikTok, aplikacioni më i shkarkuar!

TikTok është shpallur aplikacioni më i shkarkuar më 2020, sipas të dhënave të kompanisë që merret me analiza dixhitale, App Annie. Platforma kineze është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të gjigantit Facebook, por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara.

Edhe në Kinë, kompania pronare e TikTokut, ByteDance, e mban primatin me aplikacionin për gjuhë, Douyin. Popullariteti i TikTokut është zgjeruar edhe pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump tentoi ta ndalonte atë në SHBA.

Aplikacionet nën pronësi të Facebookut kanë mbajtur vendin e parë prej kur ka nisur të realizohet sondazhi më 2018 dhe ende dominojnë listën. Kompania gjigante e Mark Zuckerberg, Facebook, është renditur bashkë me platformat tjera si WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger.

Javën e kaluar, TikTok promovoi një veçori të re të klipeve që zhduken, njëjtë si në Snapchat, Facebook dhe Instagram.

TikTok Stories do t’i lejojë përdoruesit të shohin përmbajtjen e postuar nga llogaritë që ata ndjekin për 24 orë para se të fshihen. Ajo erdhi pasi WhatsApp prezantoi një risi për përdoruesit për të postuar fotografi ose video që zhduken pasi të shihen.