Tech

TikTok me hapa të frikshëm, tejkalon Youtube!

Përdoruesit e aplikacioneve në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok sesa në YouTube, sugjeron një raport i ri.

Të dhënat nga firma e monitorimit të aplikacioneve App Annie tregojnë se koha mesatare për përdorues, e shpenzuar në aplikacione është më e lartë në TikTok, duke treguar nivele të larta angazhimi.

Sidoqoftë, YouTube mban vendin e parë për kohën e përgjithshme të kaluar,  jo për përdorues, pasi ka shumë më tepër përdorues në përgjithësi.

Gjiganti i videove në pronësi të Google ka rreth dy miliardë përdorues mujorë, ndërsa të dhënat më të fundit publike të TikTok sugjeruan se kishte rreth 700 milionë në mesin e  2020-ës.

Bëhet fjalë për një analizë të bërë nga App Annie që është e specializuar në analizën e tregut të aplikacioneve.

Treguesi “koha e kaluar” në raportin e tij llogaritet vetëm për telefonat Android, por gjithashtu nuk përfshin Kinën, ku TikTok, i njohur në vend si Douyin, është aplikacioni kryesor.