Health & Beauty

TikTok-u na zbuloi trajtimin më të ri të lëkurës me “Gua Sha” dhe të gjithë e duam një të tillë…

“Gua Sha”, është praktika më e fundit e bukurisë që është bërë e famshme nga platforma TikTok. Shumë përdorues po lavdërojnë fuqinë e tij konturuese të fytyrës duke i rritur elasticitetin dhe nxitur qarkullimin e gjakut. Por, ka shumë më shumë për të mësuar në lidhje me praktikën e mjekësisë tradicionale kineze, e cila nuk është aq e thjeshtë sa masazhimi i fytyrës me një serum. Ajo ka një histori shumë të pasur. Para se të blini “Gua Sha”-n tuaj të parë dhe të fiksoheni verbërisht me të, lexoni për gjithçka që duhet të dini rreth saj, dhe teknikat më të mira për t’u përdorur kur ta praktikoni.

“Gua Sha”, filloi si një mënyrë për të lehtësuar simptomat e sëmundjeve të ndryshme. Ajo u dokumentua për herë të parë në të dhënat kryesore mjekësore përmes Dinastisë Ming (1368 deri në 1644), megjithëse supozohet se daton shumë herët, në kohë. Që nga ajo periudhë, “Gua Sha”, ka mbetur një element kryesor në mjekësinë tradicionale kineze gjatë kohërave moderne. “Gua do të thotë ‘hall’ dhe Sha do të thotë ‘petechiae’ (njolla të vogla të kuqe, të purpurta),” zbulon për “Elite Daily” Dr. Ervina Wu, një dermatologe e çertifikuar e Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe bashkë-themeluese e kompanisë “YINA”.

Ideja është që të gërvishtet pak lëkura (zakonisht me pjesën e sipërme të gurit Gua Sha) për të gjallëruar dhe mundësuar qarkullimin e gjakut, lëshimin e toksinave të nxehtësisë, stimulimin e kullimit limfatik, aktivizimin e pikave të ndryshme të trupit dhe stimulimin e një përgjigje imune, duke sjellë qeliza të dobishme në zonë.

Përdorimi i “Gua Sha” në botën e bukurisë mori hov në shekullin 21, dhe duket se po bëhet trendi më i preferuar për të gjithë ata që e provojnë. Përtej të qënit tepër qetësues, Dr. ëu vëren se ajo e mban lëkurën tuaj të oksigjenuar dhe ndihmon në kthimin e qelizave të vdekura për ta bërë lëkurën tuaj të ndihet dhe të duket më e shkëlqyeshme. “Elite Daily” zbuloi disa këshilla nga ekspertët e “Gua Sha” për të përcaktuar teknikat më të mira për të provuar atë në shtëpi për rezultate fantastike.

Përgatisni lëkurën tuaj

Mënyra më e mirë për të filluar çdo rutinë bukurie është me një fytyrë të freskët dhe të pastër, por Lin Chen, themeluesi i “Pink Moon”, rekomandon që së pari të aplikoni një ‘primer’, vaj ose serum butësisht mbi lëkurën tuaj.

Aplikoni vajin tuaj dhe masazhojeni me lëvizje të buta lart dhe të jashtme. Është e rëndësishme të përdorni një vaj që është zbutës dhe ka një strukturë të rrëshqitshme në mënyrë që guri juaj “Gua Sha” të rrëshqasë lehtë në lëkurë. Kjo është perfekte për të qetësuar lëkurën tuaj dhe për të parandaluar çdo tërheqje ndërsa bëheni gati për masazhin.

Zgjidhni gurin e duhur për ju

Ka shumë gurë të ndryshëm që mund të përdorni kur praktikoni “Gua Sha”, veçanërisht midis fytyrës dhe trupit.

Si ta mbani “Gua Sha”-në mënyrën e duhur gjatë masazhit

Dr. Yvonne Cheng, një mjek i licencuar i “TCM”, thotë se procesi duhet të nisë me mbajtjen e gurit në mënyrë të pjerrët që sipërfaqja e tij të prekë lëkurën tuaj dhe jo cepat apo anët e mprehta. Më pas, drejtojeni gurin në mes të mjekrës para se ta drejtoni atë në veshin tuaj. Kjo do të inkurajojë qarkullimin e gjakut. Mbani mend që pozicioni i tij duhet të jetë në të shumtën e rasteve 15 gradë. Më pas mund të kryeni lëvizje të tjera nga cepi i gojës poshtë nofullës duke u ngjitur lart deri tek kocka që prek veshin tuaj. E njëjta lëvizje vlen edhe për masazhimin e mollëzave por kryesisht vajzat e përdorin për t’i thënë formë nofullës së fytyrës së tyre.

Secila nga këto lëvizje mund të përsëritet deri në 10 herë, por Dr. Cheng paralajmëron se më shumë se kaq mund të shkaktojë shqetësime ose simptoma të ngjashme me gripin. Mënyra më e mirë për të provuar përfitimet e plota të kësaj metode, kullimit limfatik dhe konturimit është të përfundoni çdo hap në të dy anët e fytyrës tuaj përpara se të kaloni në tjetrin.