Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST

TIMEOUTTIRANA me mbështetjen e

29 Nëntor - 5 Dhjetor 2021

Filtra
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Bashkia Tiranë
Bulevard Art and Media Institute
Cineplexx QTU
Cineplexx TEG
Teatri I Kukullave Tiranë
Live Stream Facebook
Teatri Kombëtar
Shtëpia Studio Kadare
Gallery 70
COD Kryeministria
Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana
Zeta Gallery
Galeria Kalo
Muzeu Mezuraj
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Galeria Kombëtare e Arteve
Kulturë
Opera
Aktivitet
Argëtim
Muzikë
Art
Ekspozitë
Filma
Kinema
Teatër
Aktrim
Galeri
Muze
Rrok’e agimin
Grand Gala “Rrok’e agimin”, 28 / 29 NËNTOR – ORA 19:00. Si asnjëherë më parë, vokalistët lirik dhe ato të muzikës rock, bashkohen në koncertin “Rrok’e agimin”. Vikena Kamenica, Denis Skura, Renisa Lacka, Ivana Hoxha, Xhieldo Hyseni dhe artistet e ftuar pop & rock Kamela Islamaj dhe Gjergj Kacinari.Dirigjent: Edmond Doko. Pianiste: Etrita Ibrahimi. Këngët e luftës, të stilizuara nga artistët e rinj, në ritmet rock do të vijnë në skenën tonë shoqëruar nga një formacion i madh, i orkestrës, bandës pop & rock dhe korit te TKOB. Biletat shiten në sportelin e TKOBAP, çdo ditë nga ora 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 20:00.
28 - 29 Nëntor, ora 19:00 - 21:00
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Tirana e bardhë
Tirana e Bardhë në datën 29 Nëntor! 6 skena, 6 aktivitete dhe shumë Pendë: Penda Skënderbej – Sheshi Skënderbej. Penda Electronic – Rruga Pjetër Bogdani/Ish Blloku. Penda Live – Rruga Mustafa Matohiti. Penda Latina – Galeria Arteve/Reja. Penda Street Dance – Sheshi Italia. Penda Kids – Ish Parku Rinia. Nata e Bardhë, tradita vazhdon.
29 Nëntor, ora 21:00 - 23:00
Bashkia Tiranë
TIE- IN
Bulevard, Art and Media Institute prezanton: TIE-IN Ekspozita e videove muzikore shqiptare ‘91-’11. Hapja: E enjte 25 Nëntor, ora 18.30. TIE-IN është një ekspozitë dhe instalacion multimedial që eksploron territorin dhe zhvillimin historik të prodhimit të videoklipit në Shqipëri në harkun kohor '91-'11. Videot muzikore të paraqitura në TIE-IN si dhe rrëfimet nga producentët trajtojnë improvizimin dhe eksperimentimin, aspektin politik dhe referencial për të zbuluar nyjet që lidhin tingullin dhe vizionin në prodhimin e videove muzikore. Me mbi 20 klipe që përfshijnë pothuajse 2 dekada tranzicioni në prodhimin muzikor dhe vizual, TIE-IN gjurmon historinë e artit të hershëm të videoklipit dhe trajektoren e tij të progresit me klipe ikonike si Makina e Memorjes- Ardit Gjebrea ose Fuoristrada- Spirit Voice,fillimi i viteve '90, e deri te prodhimet e mëvonshme të studiove VGA dhe Max Production. Fuqia e Imazheve dhe muzikës do ju rrethojnë ndërsa hyni në një udhëtim në kohë dhe në kulturën mediatike. TIE-IN përfshin një program publik (detajet për t’u shpallur së shpejti) me biseda dhe koncerte që do të bashkojnë krijuesit vizualë dhe muzikantët me publikun. Ky projekt mbështetet nga @Swiss Cultural Fund, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL). Ky projekt u bë i mundur dhe falë bashkëpunimit me RTSH, Deliart Association dhe Max Production.
25 Nëntor - 15 Janar
Bulevard Art and Media Institute
Ghostbusters: Afterlife
Kur një nënë dhe dy fëmijët e saj mbërrijnë në një qytet të vogël, ata fillojnë të zbulojnë trashëgiminë sekrete që u la pas gjyshi i tyre dhe lidhjen e tyre me Ghostbusters.
Çdo ditë: 11:10, 12:45, 12:00, 12:30, 15:15, 15:20, 15:30, 17:45, 18:00, 20:15, 20:25.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Encanto
Një vajzë e re kolumbiane duhet të përballet me zhgënjimin për të qenë anëtarja e vetme e familjes pa fuqi magjike.
Çdo ditë: 12:10, 13:00, 15:10, 16:20, 16:30, 17:20.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
House of Gucci
Tre dekada dashurie, tradhëtie, dekadence e hakmarrjeje që përmbyllen me një vrasje. Në "House of Gucci" do të tregohet se ç'do të thotë një mbiemër, sa vlen, dhe sa larg mund të shkojë një familje për të mbajtur kontrollin në dorë
Çdo ditë: 14:30, 16:45, 18:30, 19:30, 19:45, 19:50.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Tre derrkucët
Të dashur miq të vegjël të Teatrit të Kukullave! ''Tre Derrkucët'' tanë po presin me padurim që të rikthehen në shtëpinë më të bukur në botë, në Teatrin e Kukullave per te ndarë historinë e tyre ! Këtë fundjave për të gjithë ju fëmijë në skenën e Teatrit të Kukullave do të ndiqni : Shfaqja : "Tre derrkucët " 27 Nëntor , E Shtunë Ora 10 : 30 ,11 : 30 ⏲ 29 Nëntor , E Hënë , Ora 10 : 30 , 11 : 30 ⏲Ju njoftojmë se biletat mund te tërhiqen vetëm pranë Teatrit. Për shkak të masave anti covid -19 kapaciteti i publikut është i reduktuar. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
27 - 29 Nëntor, ora 10:30 dhe 11:30.
Teatri I Kukullave Tiranë
Netët e leximit të dramës shqipe
Të dashur miq, ju njohim me kalendarin e shfaqjeve online me rastin e 🇦🇱Festave të Nëntorit: 28 NËNTOR | 19:00. LIVESTREAM | FACEBOOK "PREFEKTI".  Leximi artistik i kryeveprës të Besim Levonjës me regji nga Spiro Duni. Transmetimi i kësaj vepre vjen me rastin e festave të nëntorit dhe me rastin e 48-vjetorit të premierës së shfaqjes me të njëjtin titull. 29 NËNTOR | 19:00. LIVESTREAM | FACEBOOK. "GJENITË E SKENËS" | Emision online me dy pjesë mbi dy gjeni të aktrimit, Naim Frashëri & Aleksandër Moisiu.
28 - 29 Nëntor, ora 19:00
Live Stream Facebook, Teatri Kombëtar
Shkëmbimi
Jetët paradoksale të dy vëllezërve, njëri në Shqipëri e tjetri në Amerikë, historitë e të cilëve bashkohen dhe ndahen në momentin e trashëgimit të pronave. Një problem thelbësor i vendit tonë që për shkak të kësaj, pasojat i vuajnë pasardhësit dhe pikërisht pjesa aksion e filmit fillon kur rrëmbehet vajza e njërit prej vëllezërve, gjë e cila do vejë në provë dashurinë e të dashurit të saj. Dashuria për vajzën bën që të sakrifikojë këdo dhe i verbuar nga dashuria merr përsipër çdo lloj rreziku për ta pasur vajzën sërish pranë.
Çdo ditë: 12:30, 14:00, 14:30, 15:00, 16:00, 16:30, 17:00, 17:15, 18:00, 18:20, 19:10, 20:10, 21:00.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Dantja i pashmangshëm
Ekspozita “Dantja i Pashmangshem” është një ekskurs në të gjithë përkthimet në shqip, të plota e të pjesshme, të Komedisë Hyjnore të poetit Dante Aligierit duke filluar nga shek.XIX deri në 2018. Kjo ekspozitë që hapet në kuadër të vitit të Dantes, me rastin e 700- vjetorit të vdekjes të poetit, merr shkas nga sprova e Ismail Kadare me të njëjtin titull, që shpalos historinë e Shqipërisë me Danten Aligierin. Ju mirëpresim në hapjen e ekspozitës në datë 26 nëntor, ora 17:00.
26 - 30 Nëntor, ora 17:00 - 23:00.
Shtëpia Studio Kadare
OAS 2021
Gallery 70 is proud to present OAS 2021. This is the yearly exhibition celebrating the creativity of young artists . The artists for Open Art Space (OAS) were selected through an open call by an interantional jury, chaired by Aliki Tsirliagkou , Curater and Galleriste of NITRA galleries , Greece together with artists Martin Stommel , Germany and Jon Kraja, Albania "The works by Adela Tufa , Silvi Nasufi and and Inda Sela create a narrative about constructed landscapes and the human presence which is often implied rather than shown. A commentary about contemporary living. Adela’s work if full of soft colors wandering in the beautiful summer landscapes, village streets and flowers. Sindi’s works are amazing and are about urban and rural landscapes.and I have chosen these three and the ‘life in the shade’ which is basically the Life behind these depicted landscapes. Inda’s works are in video. The first is called ‘floods in my house’ and a ‘flood’ seems to be swallowing the house, which is in perfect dialogue with The the works of the two other artists. The last video “Obstacle” creates a perfect ending or beginning to the narrative of the exhibition, as there is only forbidden way to nature and the horizon with no constructed landscape (as in the rest of the works)".
18 Nëntor, ora 19:00.
Gallery 70
Parallel 42
Një udhëtim përmes artit, përgjatë paralelit 42! Për herë të parë në Shqipëri, COD sjell 15 koleksione nga "Imago Mundi" me 3200 artistë nga e gjithë bota. Ceremonia e hapjes: 12 nëntor 2021, ora 19:00. Hapur për publikun: 13 nëntor - 31 dhjetor 2021.
13 Nëntor - 31 Dhjetor, ora 19:00
COD Kryeministria
Metrofest 5
Metrofest 5 – "Drama shqipe si formë njohjeje dhe kërkimi”. Për të pestin vit me radhë, Teatri Metropol organizon festivalin dedikuar veprës shqiptare të arkivit, një realizim që i përket trashëgimisë dramatike, teatrit dhe edukimit.Në këtë edicion janë përzgjedhur për t’u vendosur në skenë larmi tekstesh që i përkasin viteve 1900. Imagjinoni ç’mund të ndodhë nëse takohen autorë të një kohe më të vjetër dhe krijues të rinj me një mori spektatorësh teatri që argëtohen dhe mbështesin … emocionohen, reflektojnë, shkëmbejnë të qeshura, lot, ide, bashkëndajnë njerëzillëk dhe premtojnë vazhdimësi! Lajmëroni miqtë, ju mirëpresim! 4 Nëntor – 9 Dhjetor 2021 në Teatri Metropol – Qëndra Kulturore Tirana.
4 Nëntor - 9 Dhjetor, ora 19:00 - 21:00.
Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana
Tirana ecën, vrapon, pedalon
Aktiviteti Tirana ecën, vrapon dhe pedalon është një aktivitet i krijuar nga Drejtoria e Sporteve/DPPQ, Bashkia Tiranë, i cili ka për qëllim përfitimin shëndetësor për cdo qytetar të Tiranës dhe atë publik. Ky program konsiston në matjen e kilometrave me anë të aplikacionit Strava ku janë krijuar dhe dy klube, përkatësisht ‘’Ec, vrapo në Tiranë’’ dhe ‘’Pedalo në Tiranë’’ ku secili qytetar që dëshiron të jetë pjesë e programit duhet të regjistrohet dhe të bëhet pjesë e klubit. Programi do të finalizohet në fund të cdo muaji me ndarje cmimesh për qytetarët që i dhanë më shumë dashuri qytetit. Për të marrë pjesë në konkursin e vrapimit në Tiranë, regjistrohuni në platformën Strava.
Çdo ditë
Bashkia Tiranë
Gallery 70 Contemporary Art
Gallery 70 është një galeri private për art modern dhe bashkëkohor, që përfaqëson një grup të përzgjedhur artistësh bashkëkohorë. Ne synojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me artistët, të jemi komunikues, ndërkombëtar, shumëdisiplinore, edukues dhe të sigurojmë fuqizimin ekonomik të artistëve tanë. Një galeri online dhe me hapësirë ekspozuese , e pozicionuar në qëndër të Tiranës , në zonën pranë pedonales, dinamike dhe tërheqëse, që fton qytetarët dhe koleksionistët të zbulojnë, të hulumtojnë, të zotërojnë dhe të dashurojnë artin. Arti është unik, është një dhuratë perfekte, është për cilindo, është magjik, pasionant dhe i vërtetë!
Çdo ditë, 10:00-20:00
Gallery 70
Qendër Arti & Galeri “Zeta”
Qendra e Artit dhe Galeria “Zeta” e filloi aktivitetin e saj në vitin 2007. Ajo është një organizatë jo-fitimprurëse e fokusuar në artet pamore që promovojnë praktika bashkëpunimi dhe profesionale me artistë dhe kuratorë, kërkues dhe kritikë, studiues dhe profesionistë të artit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një skene aktive të artit bashkëkohor në Shqipëri. Qëllimi i kësaj galerie është të kultivojë dhe të promovojë artin bashkëkohor, nëpërmjet ekspozitave, prezantimeve, projekteve të bashkëpunimeve në nivel vendor, rajonal, ndërkombëtar si dhe aktiviteteve të tjera kulturore.
Nga e hëna në të premte ora, 11.00-18.00. Të shtunën: 11.00-14.00.
Zeta Gallery
Galeria Kalo
GALERIA KALO 1 ndodhet në bllokun e artit të qytetit të Tiranës disa hapa larg hyrjes së Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Kjo galeri ekspozon punime të piktorëve shqiptarë dhe të huaj duke kontribuar edhe në promovimin e Shqipërisë nëpërmjet artit. Disa nga artistët të cilët ekspozojnë në këtë galeri janë të mirënjohur në Shqipëri por edhe jashtë kufijve të saj. Në këtë galeri ekspozohen në vazhdimesi vepra artistike pamore nga Koleksioni Kalo.
Nga e marta në të dielë 11.00 - 13.30, 15.30 - 19.30.
Galeria Kalo
Muzeu Mezuraj
Ky muze i ndodhur në Rrugën e Kavajës , shumë pranë qendrës së kryeqytetit përmban disa koleksione. Koleksioni arkeologjik i muzeut Mezuraj ka një karakter që plotëson gati të gjitha dimesionet e një koleksion përfaqësues. Ky koleksion është i pasur dhe i shumëllojtë dhe është krijuar në një periudhë relativisht të shkurtër në bazë të blerjeve të autorizuara, të licencuara dhe noteriale. Një gjini tjetër arti që përfaqësohet në muzeun Mezuraj është dhe skulptura që përfaqësohet kryesisht nga koleksioni i skulptorit Adnan Bushati. Një janë edhe skulpturat në dru. Gjenden afro 20 skulptura druri me figura antropomorfe, përgjithësisht një figurë e vetme ose dy figura të gërshetuara sipas konceptit memetik të abstraguar.
Nga e hëna në të shtunë, 09:00 - 18:00
Muzeu Mezuraj
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Ndërtuar në vitin 1931, kjo shtëpi, fillimisht ka pasur funksionin e një klinike obstetrike me nismën e mjekut të shquar shqiptar Dr. Jani Basho (1892- 1957) dhe e drejtuar prej tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s. Në vitet e para të pasluftës kjo shtëpi u përdor si qendër hetuesie, pra dhe si vend ku bëheshin tortura dhe ka qëndruar si e tillë deri në vitin 1948 kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë. Për dekada të tëra kanë qarkulluar legjenda rreth “Shtëpisë me Gjethe”, fryt i sekretit dhe i misterit me të cilin mbështillej kjo shtëpi. Sot me një projekt të Ministrisë së Kulturës ajo është kthyer në muze i cili do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat dhe shpirtrat e njerëzve.
E martë - E shtunë  10:00 - 17:00, E dielë  09:00 - 14:00
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Galeria Kombëtare e Arteve
Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë. Ndërtesa e Galerisë Kombëtare të Arteve e cila ndodhet sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u inaugurua më 29 nëntor 1974. Ajo u projektua në bazë të një programi të plotë për një galeri të mirëfilltë arti me funksionin e ekspozimit, restaurimit dhe studimit të fondit si dhe funksionin kulturor të organizimit të konferencave, leksioneve, kombëtare e ndërkombëtare. Galeria Kombëtare e Arteve përmban një koleksion të larmishëm, i cili përfshin rreth 4500 punime të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Veprat datojnë prej viteve ‘800, periudhë kjo e cila shënon plejadën e parë të artistëve shqiptarë të shkollës së akademisë italiane të artit.
Çdo ditë, 10:00 – 18:00
Galeria Kombëtare e Arteve