Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST

TIMEOUTTIRANA

27 Shtator - 3 Tetor 2021

Filtra
Cineplexx QTU
Cineplexx TEG
Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"
Galeria Kombëtare e Arteve
Bashkia Tiranë
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit
Gallery 70
Zeta Gallery
Galeria Kalo
Muzeu Mezuraj
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Bunk’Art 2
Bunk’ Art 1
Muzeu Historik Kombëtar
Filma
Kinema
Art
Teatër
Ekspozitë
Argëtim
Galeri
Muze
Queenpins
Dy gra shtëpiake krijojnë një skemë mashtrimi prej 40 milionë dollarësh.
Çdo ditë: 17:00, 17:10, 20:10, 20:20.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Minamata
Fotografi i luftës W. Eugene Smith, udhëton përsëri në Japoni ku dokumenton efektin shkatërrues të helmimit nga mërkuri në zonat bregdetare.
Çdo ditë: 17:15, 17:45, 18:30.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
After We Fell
Sapo Tessa merr vendimin më të madh të jetës së saj, gjithçka ndryshon. Zbulimet për familjen e saj, dhe më pas të Hardinit, vënë në dyshim gjithçka që dinin më parë, duke e bërë më të vështirë të ardhmen e tyre së bashku.
Çdo ditë: 14:30, 15:10, 16:15, 18:15, 20:10, 20:20,
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Domino në Burgator
Sezoni artistik fillon me premierën "Domino në Burgator". Në datat: 10, 11, 12 Shtator, ora 20:00. 📍ArTurbina, salla 150. Një histori që mban të lidhur mes xhelozisë, tradhëtisë, urrejtjes, faljes dhe hakmarrjes fatin e tre personazheve. Pjesë nga triologjia "Ata që mbijetuan". Për rezervime telefononi në: 069 57 177 46
10 - 12 Shtator, ora 20:00.
Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"
The Non-Canonical Gospel
Galeria Kombëtare e Arteve ju fton prej datës 9 korrik 2021 deri më datë 9 Shtator 2021, të vizitoni ekspozitën ‘‘The Non-Canonical Gospel according to Tomislav Gotovac **also known as Antonio G.Lauer’’, kuruar nga Pierre Bal-Blanc. Për shkak të situatës Covid-19, ekspozita nuk do të shoqërohet nga një ceremoni inagurimi, dhe do të çelet për publikun në oren 10:00.
Nga e marta në të dielë, ora 10:00 - 19:00.
Galeria Kombëtare e Arteve
Vic the Viking and the Magic Sword
Vic është një Viking i ri jo si të tjerët: jo shumë i fortë, por shumë i zgjuar. Kur babai i tij, Halvar vjedh nga armiku i tij i betuar një shpatë magjike që kthen gjithçka në ar, krijohet një gjendje kaosi midis vikingëve.
Çdo ditë: 12:45, 14:20, 14:30, 15:10, 16:00, 16:15.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Shang Chi and the Legend of the Ten Rings
Shang-Chi, mjeshtri i arteve marciale me bazë në Kung Fu, detyrohet të përballet me të kaluarën e tij pasi u përfshi në organizatën "Dhjetë Unazat".
Çdo ditë: 12:15, 12:30, 14:45, 15:00, 17:15, 17:30, 19:15, 19:45, 20:00.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Malignant
Madison është paralizuar nga vizionet tronditëse të vrasjeve të tmerrshme dhe tortura e saj përkeqësohet kur zbulon se këto ëndrra janë në fakt realitete të tmerrshme.
Çdo ditë: 17:40, 17:50, 19:50, 20:00.
Cineplexx QTU, Cineplexx TEG
Mural Fest Tirana
Kur muret flasin! Magjia e ngjyrave murale dhe artistë nga e gjithë bota vijnë në Tiranë për t’ju dhuruar piktura pranë lagjes tuaj!
24 Gusht - 30 Shtator, ora 09:00 - 20:00
Bashkia Tiranë
Art Crafts
Luaj dhe mëso! Vizatimi, piktura, ngjitja, krijimi dhe artizanimi janë mënyra të mira për zhvillimin e mendjes te fëmijët e vegjël. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me G-Art Kids organizojnë aktivitetin Art Crafts, çdo fundjavë, përgjatë muajve korrik – gusht, tek Parku i Liqenit Artificial, në orën 09:00.
Cdo fundjavë: ora 09:00 - 12:00
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit
Tirana ecën, vrapon, pedalon
Aktiviteti Tirana ecën, vrapon dhe pedalon është një aktivitet i krijuar nga Drejtoria e Sporteve/DPPQ, Bashkia Tiranë, i cili ka për qëllim përfitimin shëndetësor për cdo qytetar të Tiranës dhe atë publik. Ky program konsiston në matjen e kilometrave me anë të aplikacionit Strava ku janë krijuar dhe dy klube, përkatësisht ‘’Ec, vrapo në Tiranë’’ dhe ‘’Pedalo në Tiranë’’ ku secili qytetar që dëshiron të jetë pjesë e programit duhet të regjistrohet dhe të bëhet pjesë e klubit. Programi do të finalizohet në fund të cdo muaji me ndarje cmimesh për qytetarët që i dhanë më shumë dashuri qytetit. Për të marrë pjesë në konkursin e vrapimit në Tiranë, regjistrohuni në platformën Strava.
Çdo ditë
Bashkia Tiranë
Gallery 70 Contemporary Art
Gallery 70 është një galeri private për art modern dhe bashkëkohor, që përfaqëson një grup të përzgjedhur artistësh bashkëkohorë. Ne synojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me artistët, të jemi komunikues, ndërkombëtar, shumëdisiplinore, edukues dhe të sigurojmë fuqizimin ekonomik të artistëve tanë. Një galeri online dhe me hapësirë ekspozuese , e pozicionuar në qëndër të Tiranës , në zonën pranë pedonales, dinamike dhe tërheqëse, që fton qytetarët dhe koleksionistët të zbulojnë, të hulumtojnë, të zotërojnë dhe të dashurojnë artin. Arti është unik, është një dhuratë perfekte, është për cilindo, është magjik, pasionant dhe i vërtetë!
Çdo ditë, 10:00-20:00
Gallery 70
Qendër Arti & Galeri “Zeta”
Qendra e Artit dhe Galeria “Zeta” e filloi aktivitetin e saj në vitin 2007. Ajo është një organizatë jo-fitimprurëse e fokusuar në artet pamore që promovojnë praktika bashkëpunimi dhe profesionale me artistë dhe kuratorë, kërkues dhe kritikë, studiues dhe profesionistë të artit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një skene aktive të artit bashkëkohor në Shqipëri. Qëllimi i kësaj galerie është të kultivojë dhe të promovojë artin bashkëkohor, nëpërmjet ekspozitave, prezantimeve, projekteve të bashkëpunimeve në nivel vendor, rajonal, ndërkombëtar si dhe aktiviteteve të tjera kulturore.
Nga e hëna në të premte ora, 11.00-18.00. Të shtunën: 11.00-14.00.
Zeta Gallery
Galeria Kalo
GALERIA KALO 1 ndodhet në bllokun e artit të qytetit të Tiranës disa hapa larg hyrjes së Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Kjo galeri ekspozon punime të piktorëve shqiptarë dhe të huaj duke kontribuar edhe në promovimin e Shqipërisë nëpërmjet artit. Disa nga artistët të cilët ekspozojnë në këtë galeri janë të mirënjohur në Shqipëri por edhe jashtë kufijve të saj. Në këtë galeri ekspozohen në vazhdimesi vepra artistike pamore nga Koleksioni Kalo.
Nga e marta në të dielë 11.00 - 13.30, 15.30 - 19.30.
Galeria Kalo
Muzeu Mezuraj
Ky muze i ndodhur në Rrugën e Kavajës , shumë pranë qendrës së kryeqytetit përmban disa koleksione. Koleksioni arkeologjik i muzeut Mezuraj ka një karakter që plotëson gati të gjitha dimesionet e një koleksion përfaqësues. Ky koleksion është i pasur dhe i shumëllojtë dhe është krijuar në një periudhë relativisht të shkurtër në bazë të blerjeve të autorizuara, të licencuara dhe noteriale. Një gjini tjetër arti që përfaqësohet në muzeun Mezuraj është dhe skulptura që përfaqësohet kryesisht nga koleksioni i skulptorit Adnan Bushati. Një janë edhe skulpturat në dru. Gjenden afro 20 skulptura druri me figura antropomorfe, përgjithësisht një figurë e vetme ose dy figura të gërshetuara sipas konceptit memetik të abstraguar.
Nga e hëna në të shtunë, 09:00 - 18:00
Muzeu Mezuraj
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Ndërtuar në vitin 1931, kjo shtëpi, fillimisht ka pasur funksionin e një klinike obstetrike me nismën e mjekut të shquar shqiptar Dr. Jani Basho (1892- 1957) dhe e drejtuar prej tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s. Në vitet e para të pasluftës kjo shtëpi u përdor si qendër hetuesie, pra dhe si vend ku bëheshin tortura dhe ka qëndruar si e tillë deri në vitin 1948 kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë. Për dekada të tëra kanë qarkulluar legjenda rreth “Shtëpisë me Gjethe”, fryt i sekretit dhe i misterit me të cilin mbështillej kjo shtëpi. Sot me një projekt të Ministrisë së Kulturës ajo është kthyer në muze i cili do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat dhe shpirtrat e njerëzve.
E martë - E shtunë  10:00 - 17:00, E dielë  09:00 - 14:00
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Galeria Kombëtare e Arteve
Pinakoteka ishte institucioni i pare i arteve figurative ne Shqipëri. Pas një pune të mirëfilltë dhe përpjekjesh të shumta në 11 janar 1954 u hap zyrtarisht për publikun Galeria e Arteve në Tiranë. Ndërtesa e Galerisë Kombëtare të Arteve e cila ndodhet sot në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u inaugurua më 29 nëntor 1974. Ajo u projektua në bazë të një programi të plotë për një galeri të mirëfilltë arti me funksionin e ekspozimit, restaurimit dhe studimit të fondit si dhe funksionin kulturor të organizimit të konferencave, leksioneve, kombëtare e ndërkombëtare. Galeria Kombëtare e Arteve përmban një koleksion të larmishëm, i cili përfshin rreth 4500 punime të artistëve shqiptarë dhe të huaj. Veprat datojnë prej viteve ‘800, periudhë kjo e cila shënon plejadën e parë të artistëve shqiptarë të shkollës së akademisë italiane të artit.
Çdo ditë, 10:00 – 18:00
Galeria Kombëtare e Arteve
Bunk’Art 2
Ky muze është ngritur në ambientet e ish strehimit anti-atomik të Ministrisë së Brendshme. Tuneli i Ministrisë së Brendshme është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986 dhe mund të konsiderohet si një nga “veprat e mëdha” të fundit të kryera nga regjimi komunist. Në fillim të viteve ’70 filloi në të gjithë vendin ndërtimi i 175.000 bunkerëve të madhësive të ndryshme. Bunkerët ishin të tre llojeve ndërtimi: faqe mali, ndërtesa dhe gropa. Bunkeri i Ministrisë së Brendshme është i llojit “gropë”. Ky bunker në kodin e atëhershëm i quajtur “Objekti Shtylla” përbëhet nga 24 dhoma, nga një apartament i rezervuar për Ministrin e Brendshëm dhe nga një sallë e madhe dedikuar ndërlidhjes. Ashtu si shumë bunkerë të tjerë të kësaj madhësie edhe ky është ndërtuar për të përballuar një sulm kimik e bërthamor të mundshëm. Hyrja dhe dalja e bunkerit janë krijuar vetëm në kohet e fundit, pasi në projektin fillestar mund të hyhej në tunel vetëm nga brenda Ministrisë.
Çdo ditë, ora 09:00 - 18:00
Bunk’Art 2
Bunk’Art 1
Bunk’Art 1, i freskuar me një dizajn të ri, u shndërrua në një ekspozitë historike – kulturore të përhershme dhe do të përditësohet vazhdimisht e do të sjellë risi nga më të ndryshmet në lidhje me jetën shqiptare gjatë kohës së komunizmit. U hap për publikun në prill të vitit 2016 në formë të përhershme. Në qershor të vitit 1978 u përurua nga diktatori Enver Hoxha bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria e atëhershme komuniste. Ai është një pallat 5 kate nëntokë, me 106 dhoma dhe një sallë kuvendi, tashmë i shndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “Bunk’Art”. Tashmë “Bunk’Art” 1 është kthyer në një pikë turistike unikale në rajon që tregon jetën e shqiptarëve gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste.
Nga e mërkura në të dielë, ora 09:00 - 16:00.
Bunk’ Art 1
Muzeu Historik Kombëtar
Muzeu Historik u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka një sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2. Ndërtesa e muzeut dallohet për një vëllim kompakt mbi një plan kuadratik të kompozuar në mënyrë qendrore simetrike kundrejt një oborri atrium. Muzeu Historik Kombëtar përcjell një shije hermetizmi e monumentaliteti tendencioz, që ishte në harmoni me shijen estetike dhe klimën e përgjithshme të regjimit të Hoxhës. Këtu mund të vizitoni: Pavijonin e lashtësisë, Pavijonin e mesjetës, Pavijonin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Pavijonin e Pavarësisë, Pavijonin e ikonave, Pavijonin e LANÇ-it, Pavijonin e persekutimit komunist dhe Pavijonin e Nënë Terezës.
E hënë - Pushim, E martë – E shtunë 10:00 – 17:00, E dielë 09:00 – 14:00
Muzeu Historik Kombëtar