Art & Kulturë Celebrities Music

“Tirana e Bardhë” ishte eventi i madh që nuk duhej humbur, ja arsyeja pse…

Bashkia e Tiranës së fundmi me rastin e festave të Nëntorit ka zhvilluar një sërë aktivitetesh. 6 skena, 6 aktivitete dhe shumë Pendë. Nata e Bardhë, tashmë është kthyer në një traditë që akoma vazhdon. Bëhet fjalë për ‘Tirana e Bardhë’, një event i cili kishte një strukturë të mirë organizuar të disa aktiviteveve së bashku, ku përfshiheshin:

Penda Skënderbej

Sheshi Skënderbej

Në këtë akitvitet performuan artistët e njohur shqiptar si Ronela Hajati, Mato Lale, Ikenc Hyka, Ardit Çuni, Dexter, Lindi.

Penda Electronic

Rruga Pjetër Bogdani/Ish-blloku

Në fokus të këtij aktiviteti ishte muzika elektronike me një super energji të përcjellë nga Rea, Bani D, Kled Mone, Liburn.

Penda Live

Rruga Mustafa Matohiti

Teksa performonin live Krusita, Urban Band, ALL IN BAND, Rea Nuhu sollën një super shfaqje me këngët e tyre të zgjedhura.

Penda Latine

Galeria e Arteve/Reja

Në këtë aktivitet të zhvilluar të gjithë patën mundësinë të dëgjonin dhe të kërcenin nën tingujt të zgjedhura të muzikës latine.

Penda Streeet Dance

Sheshi Italia

Këtu u bënë bashkë të gjithë adhuruesit e kërcimit dhe kryesisht adoelshentët të cilët shijuan performacat e grupeve të ndryshme të kërcimit nën tingujt e muzikës së zgjedhur nga Dj Nkee.

Penda Kids

Ish-parku Rinia

Në këtë aktivitet fokusi ishin fëmijët ku nuk munduan lojërat e shumta për të argëtuar fëmijët.