Sport

Tirana rimerr kreun Vllaznia mund Lacin! Kastrioti ndal Partizanin në 1-1 dhe bardheblutë mundin Bylisin 4-1

Tirana është rikthyer në formën e saj të fillim sezonit dhe këtë gjë e tregon jo vetëm me fitoren e radhës 4-1 ndaj Bylisit, por edhe me rikthimin në krye të klasifikimit të Abissnet Superiores.

Hasani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 10-të në Stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit për t’i lënë më pas radhë spektaklit të brazilianit Patrik i cili shënoi 3 herë të tjetra në këtë ndeshje për të çuar shifrat në 4-1 dhe për t’i siguruar këtë fitore kaq të rëndësishme bardhebluve.

Kacorri ndërkohë për ballshiotët shënoi golin e nderit për Bylisin në minutën e 60-të por pa mundur që të ndryshojë fatet e takimit për skuadrën e tij e cila po kalon një periudhë rezultatesh jo të kënaqshme.

Ndërkohë kjo javë e 17-të e kampionatit të 84-t të Abissnet Superiores ka startuar me ndeshjen Kastrioti-Partizani, e cila ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 në stadiumin e Kamzës. Pjesa e pare, edhe pse e vrullshme përfundoi pa gola. Me nisjen e pjesës së dytë loja ndryshoi dhe në minutën e 54-t, pas një ndërhyrje ndaj Skukës në zonë, arbitri akordon një penallti në favor të “Demave”, të cilën kapiteni Tedi Cara e ktheu në gol.

Mirëpo avantazhi i Partizanit nuk do të zgjaste shumë, ku vetëm pas 12 minutash, në të 66-tën minutë, Zogaj shënon një gol të bukur dhe vendos barazpeshën 1-1, duke ngrirë kështu buzëqeshjen e të kuqve të kryeqytetit.

Ndërkohë që në vendin e tretë është ngjitur Vallznia me fitoren e pastër 3-1 përballë Lacit. Në debutimin e tij me skuadrë nga ku startoi karrierë rikthimi i bujshëm Bekim Balaj nuk mundi të lërë gjurmë, ndryshe nga Ardit Hoxhaj që shënoi dy golat në pjesën e pare si për të treguar epërsinë e vendasve në “Loro Borici”.

Me fillimin e pjesës së dytë Vasil Shkurtaj ngushtoi diferencën, pikërisht në minutën e 66-të, por Juric 7 minuta më pas shënoi edhe golin e tretë ndërkohë që në fund të ndeshjes shkodratë e Mirel Josës shënojnë edhe golin e katërt me Jonuzin për t’u ngjitur akoma më tepër drejt kreut. Për Lacin kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat duke e lënë aty në mesin e tablelës