Teatri i Metropolit përbën një skenë të hapur për të gjithë talentet e reja si regjisorë, aktorë, kostumografë, etj. Në tërë aktivitetin dhe veprimtarinë e saj Qendra Kulturore Tirana mbështet vlerat e kulturës dhe të artit kombëtar, si dhe vlerat më të mira të kulturës dhe të artit botëror, për të ofruar edukim dhe argëtim për të gjitha shtresat dhe grupmoshat të shoqërisë.