Sociale

Tiranë, nisin punimet për Unazën e Vogël

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e Unazës së Vogël. Ky projekt priste të niste zbatimin prej 25 vitesh dhe synon lehtësimin e trafikut dhe krijimin e një zone më të gjerë për këmbësorët.“Nën shembullin e rrugës së parë që ne nisëm, Rrugës Dritan Hoxha, do të vazhdojmë në çdo investim të ri në Tiranë me të njëjtin pari; korsi të dedikuar për biçikletat, për autobusët dhe hapësirë e bollshme për këmbësorët që të kenë po aq prioritet sa ç’kanë makinat”, thotë kryebashkiaku Veliaj.