Aktualitet

Tiranë, përplaset makina e Policisë te “Koço Gliozheni”, dëme materiale! (Fotolajm)

Policia nuk para bën dëme, por kur i bën i ka të bollshme! Në Tiranë, vijnë pamjet e një automjeti të Policisë Rrugore që është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, gjatë mëngjesit të sotëm. Paraprakisht, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi norma të lejuara dhe terreni i lagësht nga reshjet e shiut që ishin të konsiderueshme në orët e para të ditës. Raportohet se efektivët në automjet nuk kanë pësuar lëndime.