Aktualitet

Tiranë, pranga maniakut 25-vjeç/ Xhejson Bregu ngacmonte seksualisht vajza të mitura!

Në Tiranë, ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare në mjediset e pallatit ku jeton e mitura, pranga një 25-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Xhejson Bregu. Pas denoncimit të saj, Bregu u arrestua nga blutë e Komisariatit nr.1 në kryeqytet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Harassment”. Sipas bluve, po ky person ka ngacmuar seksualisht dhe një shtetase të huaj në parkingun e një qendre tregtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht në ashensorin e pallatit ku banon, menjëherë kanë organizuar punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “HARASSMENT”. Gjatë kontrollit fizik, në cilësinë e provës materiale 25-vjeçarit iu sekuestrua lëndë narkotike e llojit kanabis.

Mësohet se kohë më parë, Xhejson Bregu është proceduar penalisht në gjendje të lirë, i akuzuar se kishte puthur një vajzë 7-vjeçe në oborrin e shkollës. Prej tre muajsh, i riu ishte kthyer nga Gjermania dhe punonte si banakier në një lokal.