Sport

Tiranë/ Zgjidhet presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Pirro Dhima zv. president!

Mohammed Hasan Jalood Alshammari është zgjedhur president i Federatës Botërore të Peshëngritjes, ndërsa Pirro Dhima zv. president.

Federata Botërore e Peshngritjes çeli sot punimet e Kongresit Special Zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit dhe komitetit të saj ekzekutiv.

Sot në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një ceremoni e zgjeruar artistike për nder të mbi 250 delegatëve të pranishëm pjesëmarrës në këto votime, punimet u çelen pas fjalës së  Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza, presidentit të Komitetit Olimpik Fidel Ylli dhe ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Por Tirana nuk ishte e vetmja pjesëz e këtyre zgjedhjeve të IWF, mes kandidatëve  ishte edhe ish-peshëngritësi shqiptar edhe pse si përfaqësues i Greqisë, ish-tre herë kampioni olimpik dhe fitues i shumë medaljeve botërore dhe europiane në këtë sport Pirro Dhima.