Aktualitet

Tiranë, zjarr në tregun e fruta-perimeve te “Varri i Bamit”!

Një zjarr përfshiu sot tregun e fruta-perimeve te zona e njohur si “Varri i Bamit” në Tiranë. Flakët ranë në orët e para të mëngjesit, duke përpirë e shkrumbuar çdo gjë, në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë duke bërë të mundur lokalizimin e shuarjen e zjarrit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike, por pritet kryerja e ekspertizës për të dalë në përfundime zyrtare. Ekspertët vazhdojnë hetimet.