Aktualitet

Tjetër operacion në Siri, riatdhesohen 5 gra e 14 fëmijë!

5 gra dhe 14 fëmijë do të rikthehen nesër në atdhe, pas një qëndrimi të gjatë dhe të mundimshëm në ‘kampin e ferrit’ në Siri. Për të kthyer në Shqipëri shtetasit, në Bejrut të Libisë ka mbërritur vetë kryeministri Rama.

Kryeministri shprehet se “është bërë një operacion i gjatë shumë palësh për t’ia arritur kësaj dite”.

“E rëndësishme është që janë 14 fëmijë dhe 5 gra, pengje të atij kampi të ferrit, për të cilët ne kemi punuar pa pushim, që nga dita e parë e rikthimit nga operacioni i dytë.
Është një operacion tejet i ndërlikuar për shumë arsye, por falë lidhjes së ngushtë që unë kam vendosur me gjeneralin këtu dhe falë bashkëpunimit të ngushtë, mes miqësisë së brendshme dhe autoriteteve këtu dhe ndjekjes nga afër të të gjithë procesit nga ministri Çuçi.
Sot e kurorëzojmë këtë operacion. Unë jam këtu për të marrë fëmijët dhe gratë dhe për t’i rikthyer nesër në atdhe”.

Rama thotë se operacioni i riatdhesimit ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar, që u bë i mundur nga strukturat e inteligjencës që vepruan në terren dhe nga ndihma e gjeneralit të Libanit, Abass Ibrahim.