Bota

Tjetër vaksinë për fëmijet, EMA jep rekomandimin!

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar aprovimin e vaksinës Moderna kundër COVID-19, për të vaksinuar fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

Deri më tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinimin e fëmijëve në Amerikën Veriore dhe në Evropë.

Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) momentalisht është duke shqyrtuar nëse do të zgjerojë përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Teksa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica e vendeve të varfra dhe në zhvillim, kanë vështirësi në imunizimin e të rriturve.

Rregullatorët e SHBA-së dhe të Evropës kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dyja vaksinat (Moderna dhe Pfizer) lidhen me një reagim ekstremisht të rrallë te adoleshentët dhe të rinjtë, që është dhimbje e gjoksit dhe inflamacion i zemrës.