Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Showbiz

“Tmerri im është të kërkoj ndihmë”, Semi rrëfen betejën e saj të vështirë me ankthin!

Duket se të papriturat në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë fund. Banorët dita-ditës po zbulojnë detaje të pathëna nga jeta e tyre personale që nuk i kishin rrëfyer më parë. E tillë ka qenë dhe një bisedë e bërë së fundmi mes dy banoreve, Sheila dhe Semi.

Semi ka zbuluar për herë të parë se vuan nga ankthi. Ajo shprehet:

Tmerri im është të kërkoj ndihmë. Është shumë keq, e di që është shumë keq, por e kam si problem. Që të them shiko se për momentin kam këtë gjënë. Qoftë emocionale, që kam nevojë të flas, të shprehem nga gjërat që kam, ta heq nga vetja e të lirohem pak, apo nëse kam vështirësi ekonomike, çdo lloj vështirësie. Po nuk e kuptove vetë, që të vish të më ndihmosh, flas për njerëzit e afërt, e kam shumë të vështirë. Tani afër tek ky festivali që isha, kalova një periudhë shumë të vështirë dhe shoqet e mia nuk e dinin këtë. E morën vesh pasi kaloi gjëja. Dhe ishin gjithë kohës: “Pse s’na the, pse s’na fole, ne duhet të të rrinim afër.” Dhe është keq kupton, se mbyllem në vete, i kaloj gjërat vetëm.

Gjithashtu ajo ka treguar dhe momentin kur përjetoi krizën e parë të ankthit:

Nuk mbushesha dot me frymë, isha mpirë e gjitha, isha këputur e gjitha. Më ishte tharë goja, isha mpirë fare në fytyrë, në trup. Isha totalisht e pafuqishme. Më erdhi nga hiçi, pa pasur asnjë ndjesi, thjesht më erdhi. 

Ndërkohë rikujtojmë se, Semi nuk ka ngurruar që të tregojë dhe ajo për marrëdhënien e kaluar me ish-partnerin e saj, Bojken Lako. E pyetur se a i dhemb akoma pjesa që ai nuk është më në jetën e saj apo nëse i mungon si mbështetje, Semi përgjigjet:

Jo… Në fillim po, sepse nuk e dija. Pavarësisht se e kishim folur që do kishim një marrëshënie të afërt… Unë ia kërkova, që pavarësisht se çfarë do të ndodhë, unë dua të të kem shok. Sepse isha mësuar me atë dhe çdo lloj gjëje që më ndodhte i thoja; ‘më ndodhi kjo, ose kur mbaron ti punën që të vish në shtëpi’. Se shoqet e mia kishin jetën e vet, u bënë të dyja me fëmijë, kishin të dyja njerëzit e vet. Si të thuash, të ndan jeta. Pavarësisht se i kisha në ‘facetime’ kur kisha ndonjë hall… Unë Bojkenin kisha, gjithë e gjithë… Dhe jemi shokë.