Aktualitet

Toka nuk po gjen qetësi/ Sërish lëkundje tërmeti në Greqi, ndihen edhe në Korçë

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Follorinë të Greqisë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë, konkretisht në qytetin e Korçës.

Sipas EMSC epiqendra e tërmetit me madhësi 4.3 të shkallës rihter, ka qenë 8 km larg Folllorinas ndërsa thellësia ka qenë 1 km.

Mbrëmjen e të dielës Follorina u godit nga një tërmet edhe më i fortë (5.5 ballë i shkallës rihter) ndërsa lëkundjet e tij u ndjenë në disa zona në Shqipëri, përfshirë këtu edhe kryeqytetin.