Sport

Tokio 2020/ Renditja e medaljeve: SHBA e para, Kosova e nënta, lë pas Italinë!

Në ditët e katërt të Lojrave Olimpike renditjen për medalje e udhëheq Amerika që në total ka fituar 22 medalje. 9 ari, 5 argjendi dhe 8 të bronxta. Pas SHBA-ve vjen menjëherë Kina që është edhe rivali më i madh në lojrat olimpike.

Republika Popullore e Kinës ka në total 21 medalje, 9 ari, 5 argjendi dhe 7 të bronxta.

Ndërkohë pjesë e top 10-shes është edhe Kosova që renditet e nënta me dy medalje ari, ndërsa pas ka lënë Italinë. Për t’u theksuar edhe fakti që renditja ndryshon nga çasti në cast, në varësi edhe të datës apo orës kur lojëra të ndryshme zhvillohen.