Celebrities Film & Tv Showbiz

Tom Cruise i jep fund lidhjes së tij romantike me aktoren pas 1 viti së bashku!

Aktori i njohur Tom Cruise dhe Hayley Atwell kurrë nuk e konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre, por ishte e qartë se aktorët po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit pasi ndoqën disa evente së bashku, përfshirë turneun e tenisit Wimbledon verën e kaluar. Ata u raportuan për herë të parë si një çift dhjetorin e kaluar dhe tani pas gati një viti, ata thuhet se i kanë dhënë fund marrëshënies së tyre. Sipas “The Sun”, ata të dy kanë rënë dakord të jenë thjesht “miq”.

Ashtu si shumë filma gjatë vitit të kaluar, pjesa e 7 -të e “Mission Impossible” pati disa vonesa, aksidente dhe mbyllje për shkak të COVID-19. Duket se i gjithë kaosi mund të ketë ndikuar në dashurinë e tyre të re sepse një burim i brendshëm u shpreh se:

Ka qenë një periudhë shumë intensive e xhirimeve së bashku. Ata vërtet shkuan mirë dhe ata janë padyshim të dy yje të Hollywood-it, kështu që kjo bëri që të jetë një përputhje e mirë mes tyre. Pavarësisht kësaj, me përfundimin e filmit të fundit ata kanë vendosur të kthehen në miq.

Orari i ngarkuar i axhendës së Cruise duket se u bë shkak për përfundimin e romancës së tyre. Burimi shtoi:

Oraret e xhirimeve të tyre janë shumë të ngarkuara dhe Tom ka një numër angazhimesh të tjera që po vijnë dhe është gjithmonë duke xhiruar me helikopter dhe avion privat, kështu që ai thjesht vazhdoi rrugën e tij. Fatmirësisht nuk duket se gjërat do të jenë të vështira mes ish-partnerëve. Ata janë akoma të lumtur të punojnë së bashku. Ata ende shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë se, së fundmi kanë përfunduar xhirimet për “Mission Impossible 7”. 59-vjeçari Tom Cruise, filmoi një plan të guximshëm në Derbyshire për “Mission Impossible 7”, pasi u hodh me parashutë nga një helikopter. Produksioni i filmit të Hollywood-it bëri që një karrocë treni norvegjeze të rrëzohej buzë një shkëmbi dhe të pezullohej përmbys mbi pemë të mëdha. Tom fluturoi me helikopter për të parë procedurat para se të hidhej me parashutë në tokë.