Film & Tv

Tom Hanks ndryshon totalisht look për filmin e tij më të ri!

Aktori i famshëm, Tom Hanks ka pranuar të jetë pjesë e një filmi për jetën e Elvis Pressley-t, që po xhirohet në Australi. Hanks do të luajë rolin e kolonelit Tom Parker, ndaj i është dashur të ndryshojë look. E dini se çfarë ka guxuar të bëjë ai?

Ndryshimi i parë për artistin e njohur kanë qenë flokët, dhe këtë ai e ka treguar në një lidhje me programin “The Graham Norton Show”. Fillimisht, aktori u shfaq në ekran me një kapele, ndërsa më pas e hoqi atë duke bërë humor me pamjen e tij.

Shikojeni këtë model të tmerrshëm. I tremba fëmijët me këto flokë. Dua t’i kërkoj falje që iu desh të shihnin diçka të tillë.

Rikujtojmë, se në mars të vitit që lamë pas, aktori dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, u infektuan me COVID-19. Sipas dyshimeve të para, çifti i famshëm e ka marrë koronavirusin një muaj më parë në Australi, teksa qëndronin në një hotel luksoz. Vlen të theksohet se aktorët e mirënjohur kanë marrë edhe pasaportë greke.