Celebrities Showbiz

Tom Holland mund të jetë pak më i shkurtër se Zendaya, por kjo paska një avantazh…

Aktori i njohur Tom Holland ka pëlqyer një postim në Instagram i cili pretendon se “burrat e shkurtër bëjnë më shumë seks”. Aktori i “Spider-Man”, i cili është 173 cm i gjatë, aktualisht është në lidhje me bashkë-yllin e Marvel, Zendaya, e cila është 179 cm e gjatë. Në fillim të javës së kaluar, sipas “The Sun”, Holland pëlqeu një foto në Instagram duke aluduar me sa duket për diferencën në gjatësi. Në postimin e shpërndarë nga “LADBible”, ndër të tjera ishte shkruar:

Sipas “The Journal of Sexual Medicine”, meshkujt më të shkurtër janë seksualisht më aktivë sesa meshkujt më të gjatë, kush do ta kishte menduar këtë? 

Shkrimi u shoqërua me një fotografi të Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito nga filmi i tyre i vitit 1998, “Twins”. Çifti kohët e fundit foli për ndryshimin e tyre prej dy centimetrash në gjatësi gjatë një paraqitjeje në një event në ‘SiriusXM Town Hall’, duke promovuar filmin “Spider-Man: No Way Home”.

Holland tha se ideja se mosbarazia në gjatësi mund të shkaktojë probleme brenda marrëdhënies së tyre ishte “një supozim idiot”. Fakti që aktori është disa centimetra më i shkurtër se e dashura e tij dhe Zendaya, e cila shpesh herë gjatë paraklimeve në tapetin e kuq me taka, ka bërë që diferenca e tyre e gjatësisë të duket më dramatike. Gjatë intervistës, Zendaya tregoi se diferenca që ata kanë në gjatësi ka qenë një problem për ta vetëm kur bëhet fjalë për disa çështje specifike, siç janë marifet e ndryshme gjatë xhirimeve.

Rikujtojmë se, mesa duket Tom Holland do të prezantojë ‘Oscar’. Aktori 25-vjeçar i “Spider-Man: No Way Home” është i rezervuar dhe i zënë për momentin, por i pyetur në një intervistë me “The Hollywood Reporter” nëse do të thoshte po për organizimin e çmimeve të Akademisë 2022 nëse i afrohej, ai tha se do të bënte të pamundurën. Por në fillim, Holland mendoi se orari i tij mund të ishte shumë i ngjeshur.