Celebrities Film & Tv Gossip

Tom Holland zgjedh mënyrën më paqësore për t’ju përgjigjur kritikave!

Aktori Tom Holland, i cili aktualisht luan në filmin e “Marvel” dhe “Sony” me titull “Spider-Man: No Way Home”, së fundi ndau mendimet e tij mbi vlerësimet kritike të regjisorit fitues të çmimit Oscar-it, Martin Scorsese për zhanrin, duke mos u pajtuar me gjithë zemër në një intervistë me “The Hollywood Reporter”.

Aktori 25-vjeçar i cili gjithashtu ka luajtur në filma si “The Impossible” dhe “The Devil All the Time” është shprehur se:

Mund ta pyesni Scorsese-n: “A do të dëshironit të bëni një film Marvel?” por ai nuk e di se si është sepse nuk e ka bërë kurrë një të tillë. Unë kam bërë filma Marvel dhe kam bërë gjithashtu filma që kanë qenë në bisedë në botën e Oscar, dhe ndryshimi i vetëm, në të vërtetë, është se njëri është shumë më i shtrenjtë se tjetri. Por mënyra se si e zbërthej personazhin, mënyra se si regjisori paraqet harkun e tregimit dhe personazheve është e njëjta gjë, thjesht e bërë në një shkallë tjetër. Kështu që unë mendoj se ata janë art i vërtetë.

Holand shtoi se aktorët e tij të Avengers do ta mbështesnin atë.

Kur jeni duke bërë këta filma, ju e dini se të mirë apo të keq, miliona njerëz do t’i shohin ata, ndërsa kur jeni duke bërë një film të vogël, nëse nuk është shumë i mirë, askush nuk do ta shikojë atë. kështu që vjen me nivele të ndryshme edhe presioni. Dua të them, ju mund të pyesni gjithashtu Benedict Cumberbatch ose Robert Downey Jr. ose Scarlett Johansson, njerëz që kanë bërë llojet e filmave që janë ‘të denjë për Oscar’ dhe kanë bërë gjithashtu filma me superhero dhe ata do t’ju thonë se ata janë njëjtë, vetëm në një shkallë tjetër.