Celebrities

Tom Holland zgjedh mënyrën më unike për të shprehur dashurinë që ka për Zendaya-n!

Pavarësisht se yjet e filmave kryesisht me superheronj të gjigandit të madh ‘Marvel’, Zendaya dhe Tom Holland kurrë nuk e kanë tepruar me postimet e tyre kur shprehin dashurinë për njëri-tjetrin. Dyshja e preferuar e “Spider-Man” pak kohë më parë janë fotografuar në një makinë duke shkëmbyer një puthje romantike me njëri-tjetrin ku ata edhe konfirmuan se ishin të lidhur me njëri-tjetrin.

Edhe pse thashethemet se çifti janë bashkë kanë qarkulluar për vite me rradhë. Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017, burimet thanë se ata kishin filluar të frekuentoheshin me njëri-tjetrin. Në ato kohë dyshja qeshi me këto lajme në mediat sociale por që më vonë u kthye në diçka shumë serioze.

Tani ata e kanë bërë të dy lidhjen publike dhe shpesh herë në rrjetet e tyre sociale mund që të postojnë edhe ndonjë foto ku shprehin në mënyrën më unike dashurinë që ata kanë për njëri-tjetrin dhe që mesa duket nuk do të shterojë kurrë.

Së fundmi aktori i njohur për rolet e tij në shumë filma që sidomos pëlqehet nga adoleshentët ka postuar një foto të të dashurës së tij, e cila shkëlqeu në premierën e filmit të saj më të ri me titull ‘Dune’.

Rikujtojmë se aktorja bukuroshe arriti që të tërhiqte jo vetëm vëmendjen e të gjithë të ftuarve por edhe të fansave të saj dhe kjo vetëm për look-un që ajo kishte zgjedhur që të vishte gjatë premierës së filmit fantastiko-shkencor me titull ‘Dune’. Një fustan i bardhë me shkëlqim kudo dhe me një model shumë të veçantë e bënë Zendaya-n të dukej thjeshtë e mahnitshme.

Aktorja 25-vjeçare zbukuroi tapetin e kuq në Odeon Luxe, në Leicester Square, të gjithë sytë ishin drejtuar te ylli kryesor i filmit ‘Dune’. Kjo premierë e këtij filmi mezi është pritur nga të gjithë sepse përveç temës dhe zhanrit fantastiko-shkencor ka të bëjë edhe me kastin e aktorëve, ku vlen që të përmenden Timothée Chalamet, Jason Momoa, Rebecca Ferguson, Oscar Isaac, Dave Bautista, Josh Brolin dhe Babs Olusanmokun.