Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST

Top 100 Songs Of 2021

Është koha për t’iu rikthyer vitit të ‘vjetër’ i cili është në ditët e tij të fundit, për të ri-dëgjuar këngët të cilat na ndikuan më shumë në kalimin e tij. 2021 duket sikur dha ‘shenja’ jete. Edhe pse në këto ditë dimri dëgjojmë më shumë raste në ngritje të Covid, më shumë shtete që po i rikthehen karantinës, për muaj me rradhë sallat e koncerteve dhe turnetë ri nisën dhe fansat mbushën plot e përplot shkallët e eventeve, duke sjellë një tis normaliteti. Justin Bieber, Elton John, Lady Gaga, Harry Styles, Travis Scott, Drake, kanë qënë në qendër të vëmendjes, pas tyre nuk ngelet as mbreti i listës vitin e kaluar – The Weeknd. 2021 është viti i rikthimit bujshëm të Adele, Ed Sheeran, apo më të harruarve si James Morrison apo Placebo. Skena shqiptare ndërkohë ka qenë më e vakët me koncerte sporadike dhe në orare dite jo nate, por publikimet nuk kanë qenë të pakta. Elvana Gjata, Elhaida Dani, Dafina Zeqiri, Arilena u kthyen me albume dhe koncerte të mëdha live bashkë me to edhe artisti më i suksesshëm shqiptar i listës vitin e kaluar Yll Limani, ngelen ende në më të preferuarit. Por surprizat nga artistë të rinj nuk mungojnë në 2021, as në skenën kombëtare as në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Më shumë se 7 orë në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti shpresa-madh i cili i lë vendin një tjetri edhe më shumë të tillë, sepse çdo gjë çiftëzohet vitin tjetër. (2022). Cilat do jenë këngët kryesuese? Duroni edhe pak ditë.

 

31 Dhjetor 2021.

Hosts & DJs