Lancio Music

Top 5 hitet që kryesojnë këtë javë klasifikimin e Spotify!

Rrugëtimi 5-ditor i “Lancio” mbyllet këtë të premte me një tjetër episod dinamik, ku do të dëgjoni këngët të cilat qëndrojnë në krye të klasifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. E teksa misioni i “Lancio” nuk është vetëm t’ju argëtojë me këngët tuaja të preferuara, por edhe t’ju njohë me klasifikimet kudo në botë të muzikës së mirë, ne do t’ju njohim me 5 këngët të cilat qëndrojnë në krye të Spotify për këtë javë.

Renditja e kësaj jave nuk ka ndryshuar aspak nga ajo e kaluara, teksa ‘top 5’ mbetet e njejta, Por, për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme nga vendi i pestë deri te ajo këngë që mban kurorën edhe për këtë javë në Spotify.

5.Glass Animals – Heat Waves

4.Future – PUFFIN ON ZOOTIEZ

3.Jack Harlow – First Class

2.Harry Styles – As It Was

1.Future – WAIT FOR U ft. Drake, Tems