Lancio Music

‘Top 5’ hitet që kryesojnë klasifikimin në Mbretërinë e Bashkuar!

“Lancio” është emisioni muzikor në Top Albania Radio, i cili nën moderimin e Albana Ruçi, ju shoqëron me këngët më të pëlqyera dhe të klikuara, si dhe me klasifikimet e hiteve muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Për sa i përket së martës, në “Lancio” ju do të ndiqni 5 hitet muzikore që kryesojnë për këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Klasifikimi i kësaj jave vjen me disa ndryshime, por vendi i parë mbetet i njejti. Për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni renditjen e mëposhtme të 5 këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar!

5. “SPACE MAN” SAM RYDER

4. “ABOUT DAMN TIME” – LIZZO

3. “GO” – CAT BURNS

2. “RUNNING UP THAT HILL” – KATE BUSH

1.”AS IT WAS” – HARRY STYLES