Music

Top 5 hits of 2022 by Danko Dj!

Sezoni i dimrit ka ardhur dhe të gjithë ne kemi nevojë për energji dhe sigurisht këtë na e garanton playlist-a e Danko Dj. Ai është një djalosh i ri që e nisi karrierën e tij krejt rastësisht duke zbuluar më tej pasionin e tij për muzikën dhe talentin për të miksuar në mënyrën më të bukur.

Ju mund të dëgjoni dhe mix-et e tij në “Selected By” e jo vetëm. Krahas punës në Top Albania Radio, Danko është dhe një nga Dj më të kërkuar dhe të preferuar të jetës së natës. Teksa jemi drejt ditëve të fundit të 2022, le t’i hedhim një sy hiteve më të mira të vitit sipas Dankos… Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë ai.

5. Selena Gomez – My Mind & Me

4. Harry Styles- Late Night Talking

3. David Guetta & Bebe Rexha – I’m Good (Blue)

2. Harry Styles – As It Was

1. Sam Smith, Kim Petras – Unholy

Për të dëgjuar Playlist-ën e plotë të Danko Dj mjafton të klikoni këtu ose të shkarkoni aplikacionin e Top Albania Radio-s dhe të shijoni larmishmërinë e podcast-eve, emisioneve, dhe playlistave për çdo kohë, kliko këtu.