Music

Top 5 hits of 2022 by Wizii Dj!

Ergys Daci apo siç të gjithë ju e njihni me emrin e tij të artit, Wizii Dj, është një ndër Dj më të kërkuar të jetës së natës. Eksperiencën e tij në radio e ka nisur në 2016-ën ndërkohë që pjesë e TAR është bërë një vit më vonë. Fokusi i tij kryesor janë rrymat “Dance”, “Pop”, R&B”, “House” dhe “EDM”. Përzgjedhjen e tij muzikore mund ta keni dëgjuar në “Selected By” dhe jo vetëm. E këtë herë ai vjen me dhuratën e fundvitit.

Një playlist e veçantë me një larmi rrymash, duke nisur nga Dance, Hip-Hop, R&B e deri tek hitet më të dashura për të gjithë. Wizii na njeh këtë herë me 20 këngët më hit të këtij viti ku ‘Top 5’ renditen si më poshtë…

5. Lizzo – 2 Be Loved (Am I Ready)

4. Chris Brown – Under The Influence

3. Sam Smith, Kim Petras – Unholy

2. Jason Derulo & Shouse – Never Let You Go

1. David Guetta & Bebe Rexha – I’m Good (Blue)

Për të dëgjuar Playlist-ën e plotë të Wizii Dj mjafton të klikoni këtu ose të shkarkoni aplikacionin e Top Albania Radio-s dhe të shijoni larmishmërinë e podcast-eve, emisioneve, dhe playlistave për çdo kohë, kliko këtu.