1këngëx2 Celebrities

“Top Albania Radio është një institucion që ka bërë revolucion!”/ Dori DJ kujton fillimet e tij në TAR!

Me rastin e 24 vjetorit të radios më të madhe ka qenë i ftuar në studio Dori DJ, i cili e nisi karrierën në radion më të dëgjuar Shqiptare Top Albania Radio në 1999 dhe prej 2013 ai është Drejtori Artistik i radios duke menaxhuar seleksionimin e muzikës, programet muzikore, si edhe post-produksionin.

Kam afërsisht 22 vjet që punoj në Top Albania Radio. Është një institucion i cili ka bërë revolucion. Është familja jonë e madhe. Ka magjinë e vet, nga dita e parë dhe do të vazhdojë ta ketë deri në ditën e fundit që do të jetë. 

Cili është mendimi yt për brezat e rinj në Top Albania Radio?

Top Albania Radio ka sjellë një frymë të re. Më pëlqejnë hyrjet e reja. Mjaft të talentuar. Kjo ka qenë edhe një iniciativat e Tanit, ku fokusi të ishte fryma e rinisë. Radio tani ka marrë një karakter ‘multimedia’ nuk është më vetëm nëpërmjet frekuencave, mjafton vetëm qasja në internet edhe mund të ndjekësh gjithçka. 

Cili ka qenë një nga momentet më të bukura për ty?

Unë mund të shkëpus shumë momente por festat kanë qenë ato më të paharrueshmet. 

Dori ka treguar edhe një nga historitë e tij më të veçanta gjatë kohës që punonte në Top Channel natën e Vitit të Ri dhe teksa po bënte playlistat vetëm, shikon Tanin i cili kishte ardhur për të parë dhe për të rregulluar gjithçka pasi ishte vendosur një kamera në malin e Dajtit në mënyrë që të silleshin pamjet në kohë reale të momentit të ndërrimit të viteve.

Një jetë e terë plot me eksperienca, plot me përgjegjësi. Çdo gjë e përgatitur. Është fryma e ndërtuar nga ky institucion. Një mirënjohje për krijuesit. Ka qenë gjithmonë si një familje e madhe dhe do të vazdojë të jetë.