Celebrities Film & Tv Magazine

Top Arena/ “Egla e ka bërë pis fitoren”! Jul Deda tregon lidhjen me Heidin: I kemi nënat….

Moderatorja Erjola Doçi intervistoi Jul Dedën në emisionin më të ri që startoi në Top Channel, Top Arena. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin dhe ish banorët.

Pyetja e moderatores ishte:

Ato që nuk e meritojnë fitoren e bëjnë pis, a thua të jetë rasti i Egla Cenos?

Juli u shpreh:

Në rastin e Eglës, e ka bërë pis.

Po ashtu, Juli u pyet edhe për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin, dhe ai i hodhi poshtë këto zëra.

Erjola e pyeti:

Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?

Juli u përgjigj:

I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet.