Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Top Awards: Humus rikthehen pas më shumë se një dekade – zbuloni kush janë për ju që nuk i njihni!

Një ndë rhyrjet më të reja të kësaj javë është kënga “Enderroj”, një projekt muzikor i sjellë me shumë profesionalizëm nga grupi i njohur Humus. Pas një pauze të gjatë muzikore, artistët janë rikthyer në tregun shqiptar dhe duket se publiku e ka mirëpritur publikimin e projektet të ri muzikor pasi menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Aëards”.

Grupi Kosovar përbëhet nga Adnan Dragaj – vokal, Blerim Azizi – bas kitarë, Nderim Ramadani, kitarë, dhe Pat Neziri – bateri. Kënga, e cila ka risjellë grupin në po në panoramën muzikore shqiptare, do të jetë pjesë e albumit të tyre të tretë, që pritet të publikohet në vitin 2021.

Grupi, i themeluar në 2002 në Prishtinë, është i njohur për stilin e tyre alternative rock dhe për tekstet origjinale në gjuhën shqipe që ngërthejne mesazhe të fuqishme shoqërore dhe ekzistenciale.

Në përputhje me stilin e tyre, kënga “Ёndërroj”, adreson rëndësinë e qëndrimit besnik ndaj ëndërrave në mënyrë që të tejkalohen vështirësitë dhe betejat me të cilat të gjithë ne përballemi në jetë.

Kënga është publikuar së bashku me një video të regjistruar në Prishtinë, prodhuar nga ‘Turma Ideas’ dhe tani është disponueshme në të gjitha kanalet e mediave sociale të grupit.

Që nga themelimi i tyre, grupi Humus ka publikuar dy albume, Dyfishohem (2003) dhe Intermezzo-in (2005) dhe po ashtu dy single.