Showbiz

Top Awards: Nga “La Familia”, zbuloni Romeo dhe nuk është ai i Zhuljetës!

“La Familia” është kënga që po korr një sukses të madh në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar në 5-shen e këngëve më të votuara të listës.

Pas këtij supër suksesi, një prej këngëtarëve të hitit “La Familia” ka vendosur të publikojë një këngë “solo” dhe është pikërisht Romeo por jo ai Zhuljetës.

“Pa Dashni” mban titullin kjo prurje e re e artistit, e cila menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, duke u sugjeruar për t’u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Po kush është Romeo?

Romeo, emri i vërtetë i të cilit është Michele Romeo, lindi më 9 shtator 1996 në Londer nga prindër shqiptar dhe sicilian.

Pasioni i tij për muzikën nisi para se ai të fliste, teksa kërcente dhe përdorte sendet e shtëpisë si instrumente muzikore. Këtë pasion ai e vazhdoi më tej, duke studiuar inxhinieri muzike, ku mori edhe njohuritë bazë të muzikës.

Pavarësisht se muzika shqiptare për Romeo-n ishte pak problem për shkak të gjuhës, në vitin 2019-të ai firmosi një kontrat me “Missing Link Entertainment”, kur edhe publikoi projektin e tij të parë, “Blakata”, i cili rezultoi mjaft i pëlqyer.