Sociale

Top Channel financon dy rastet e fëmijëve në gjendje të rëndë shëndetësore!

“Fundjavë Ndryshe” organizon çdo fundjavë aktivitete, ku bamirës të ndryshëm së bashku me vullnetarët dhe stafin e organizatës, shpërndajnë ndihma ushqimore, veshmbathje dhe të mira materiale për familjet në nevojë në të gjithë vendin. “Fundjavë Ndryshe” ka ndihmuar dhjetëra mijëra familje, fëmijë dhe të moshuar në varfëri ekstreme.

E teksa “Fundjavë Ndryshe” e ka treguar tashmë synimin human që ka, Top Channel ka qenë jo pak herë ndihmë dhe krah e kësaj organizate duke financuar rastet e saj. Një tjetër rast vjen së fundmi, teksa Top Channel ka marë përsipër të financojë të dy rastet e fëmijëve në gjendje të rëndë shëndetësore, Enesin dhe Sonjelën.

Sapo u bënë apelet e dy rasteve shëndetësore në gjendje të rëndë, Top Channel ka marrë përsipër dhurimin për operacionin e Sonjelës 22.000 euro dhe të Enesit 12.000 euro. Top Channel Media e ka treguar edhe më parë suportin për këtë organizatë.

Fusha e veprimtarinë shtrihet në pesë fusha të rëndësishme të shoqërisë: arsim, shëndetësi, drejtësi, strehim dhe punësim. Ndërkohë, i ftuar në “Wake Up”,  themelues i nismës më të madhe sociale në Shqipëri, Arbër Hajdari ka rrëfyer rastin që e ka prekur më shumë në “Fundjavë Ndryshe” në një intervistë për të mos u humbur!