A Live Night Celebrities Music Showbiz

Top Fest dhe The Voice parë nga sytë e Besa Kokëdhimës në “A Live Night”!

E ftuar në këtë episod të “A Live Night” ishte Besa Kokëdhima në një intervistë të sinqertë, për të rrëfyer gjithçka në lidhje me jetën personale dhe karrierën muizkore. E pyetur në lidhje me Top Fest, dhe risinë që kanë sjellë rrjetet sociale dhe zhvillimet teknologjike në karrierën e një artisti, ja si shprehet Besa.

Top Fest ka sjëllë artistë të rinj, frymë të re… Unë mendoj se YouTube dhe rrjetet sociale e kanë mundësuar që artistët të kenë një kontakt më direkt me publikun e tyre. Por në mënyrë substanciale unë mendoj se këta janë investitorë, Top Fest ka qenë investues. Top Fest kishte një fokus tek artistët e rinj. Sot kërkesa dhe fokusi i artistit është i lidhur disi në mënyrë direkte vetëm se çfarë audienca blen.

Por cilat kanë qenë momentet më të rëndësishme të artistes?!

Momentet më të rëndësishme në karrierën time, është Top Fest 8 që ka qenë një moment i jashtëzakonshëm për mua, edhe mendoj për rrugëtimin tim artistik. Mendoj se viti 2013 gjithashtu në Këngë Magjike, mendoj “Amelia” që kam publikuar në Rumani edhe pse suksesin e ka marrë së fundmi. Unë kur e kam publikuar nuk e kam ditur që do të bëhej kaq virale disa vite me vonë pasi të krijohej një platformë që atëhere nuk ekzistonte.

Një tjetër pikë kyçe që Besa spikat është gjithashtu The Voice.

Ka plot momente shumë të bukura në karrierën time dhe shumë të spikatura. Të rëndësishme mendoj që cdo shkallë që ti hedh është e rëndësihme sepse të çon diku tjetër. E rëndësishme për mua ka qenë shumë eksperienca e The Voice, ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme për mua. Përgjatë rrugëtimit unë kam shumë dëshirë të punoj me të rinjtë. I adhuroj talentet e reja. Jam njeri shumë emcional dhe përfshihem emocionalisht. Më duket sikur duhet t’i mbroj, t’i ndihmoj… Është një show me emocione shumë të forta, sepse jemi duke folur për shanset që i jepen një njeriu që të mund të ndryshojë karrierën edhe jetën.