Gossip Showbiz

‘Torturës’ së pritjes për “Dafinë Moj” më në fund i erdhi fundi! Ajo do të bëjë gjestin më të bukur!

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri ka paralajmëruar për publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Nuk ka patur asnjë datë për lançimin e albumit të saj më të ri, deri më sot. Por me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina ka zbuluar se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor, pra këtë të premte.
Një lajm ky i shumëpritur nga të gjithë, sidomos për fansat e saj.

Kujtojmë se disa javë më parë ajo ka zbuluar kopertinën e albumit dhe se ai do të përmbante 14 këngë. Në të do të ketë bashkëpunime të shumta, me artistët më të dashur të publikut, Mc Kresha, Lumi B, Buta, Lyrical Son, Tuna dhe Argjentina Ramosaj.

Gjithashtu Dafina ka treguar se kënga e parë e këtij albumi, e cili mban dhe titullin e njëjtë, do të jetë një bashkëpunim i bërë me nënën e saj, Melihate Zeqiri. Një e re kjo që të gjithë mezor po e presim se si do të jetë trajtuar kënga.

Nga ana tjetër, Dafina konsiderohet si një ndër artistet më të njohura dhe të paguara në tregun e muzikës dhe sigurisht që të ardhurat e këtij albumi do të jenë shumë të mëdha, por për këtë ajo na ka befasuar duke thënë se do t’i përdorqë për një kauzë humanitare. Artistja ka pohuar se paratë e fituara nga shitja e albumit fizik, “Dafinë Moj”, do të shkojnë në ndihmë të rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Kosovë, ku bëjën pjesë shumë qytete.