Auto & Moto Tech

Toyota me sytë nga qielli! Së shpejti automjeti për eksplorimin e planeteve!

Pasi pushtoi me sukses tregun në Tokë me Land Cruiser-in e saj, prodhuesi japonez i makinave Toyota tani po shkon drejt Hënës.

Sipas mediave të huaja, kompania ka arritur një marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) për të zhvilluar një ‘Lunar Cruiser’ për përdorimin nga astronautët në misionet hapësinore.

Zyrtarët e Toyota-s kanë thënë se Lunar Cruiser i tyre ka një synim përfundimtar për të ndihmuar njerëzit të jetojnë në Hënë deri në vitin 2040 dhe ndoshta edhe në Mars.

Takao Sato, i cili drejton projektin ‘Lunar Cruiser’ në Toyota Motor Corp thotë se ideja pas zhvillimit të ‘Lunar Cruiser’ është që t’i lejojë njerëzit të hanë, të punojnë, të flenë dhe të komunikojnë me të tjerët të sigurt në makina, në hapësirën e jashtme, ashtu si bëjnë këtu në Tokë.