Aktualitet

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, batohet një trajler me grurë!

Aksidentohet një trajler i ngarkuar me grurë dhe që vinte në Durrësi drejt Tiranës, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por një pjesë nga ngarkesa u derdh në tokë dhe gjithashtu është krijuar trafik nga bllokimi i aksit. Pas orës 14:00, drejtuesi humbi kontrollin e mjetit e për pasojë, doli jashtë rruge.

 

Ngjarja në afërsi të Qafë Kasharit, ndodhi pak para nisjes së shirave intensivë në vend e mësohet se gruri ishte pjesë e sasisë së porositur nga një kompani në Tiranë e që dy ditë më parë mbërriti me një anije turke nga një port i Ukrainës.

Në një reagim paraprak për aksidentin, policia njofton:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.